Haradinaj: Duhet ta shkarkojmë Kosovën nga problemi i Demarkacionit

(Plotësim) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se Kosova duhet të shkarkohet nga problemi i Demarkacionit dhe se Lista Serbe nuk duhet të jetë faktor për vendime në Kuvend.

Lajme

09/09/2016 19:00

(I plotësuar) – Ai sqaron se çështja e territorit është shumë e ndjeshme dhe se kjo punë nuk është siç tha ai ‘fiskukulturë’.

Madje thekson se deputetët e koalicionit duhet ta kenë të qartë se çfarë janë duke bërë.

I pyetur se kush duhet fajësuar nëse kalon Demarkacioni, Hardinaj tha se nuk duhet të hyjnë në akuza se kush duhet të fajësohet ose jo, por sipas tij, esenca është që të mos shkohet deri të ratifikimi i tij.

“S’kemi pse te hyjmë në akuzë se kush duhet te fajësohet nëse kalon, esenca është që të mos shkojmë deri të kalimi i tij. Duhet ta shkarkojmë Kosovën prej këtij problemi”, tha Haradinaj, në Info Box  të Dukagjinit.

Ndërsa sa i përket çështjes së Asociacionit, Haradinaj shpjegoi  se Kosova është shkarkuar nga Asociacioni, pasi që edhe Gjykata kushtetues e ka hedhur poshtë atë, meqë nuk është në harmoni me Kushtetutën./lajmi.net

Haradinaj: Kryeministri nuk u besoi shqiptarëve për votimin e demarkacionit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur edhe një herë se marrëveshja e Malit të Zi dhe Kosovës për demarkacionin është gabim i madh për Kosovën.

“Marrëveshja bilaterale me Malin e Zi ishte gabim pasi ata që e kanë përgatit këtë marrëveshje nuk e kanë kuptuar thelbin e saj”, është shprehur Haradinaj.

Sipas Haradinajt, heqja e demarkacionit nga rendi i ditës ka qenë pretekst i qeverisë, sepse sipas tij Mustafa nuk ka mundur të ballafaqohet me deputetët.

“Nëse qeveri gjënë të drejtë me rikthy në kuvendi përsëri demarkacionin, deputetët do të veprojnë njësoj”, tha Haradianj në InfoBox.

Ai poashtu tha se çështja e territorit njëherë ndodh dhe kurrë më nuk ndryshojë vetëm nëse bëhet luftë, për këtë arsyeje sipas tij duhet të veprohet me pjekuri, shkruan lajmi.net.

“Qeveri duhet ta shkarkoj Kosovën nga kjo çështje, duhet që tua lënë në dorë deputetëve të vendosin për gjërat që u takojnë”, theksoi lideri i AAK-së.

Haradianj tha se kryeministri nuk u besoj shqiptarëve në parlament, ai nuk veproj pasi nuk i kishte serbët, ku sipas tij Lista Serbe nuk duhet të vendose për Kosovën.

“105 deputet në parlament, pesë grupe parlamentare shqiptare dhe komitetet jo serbe, pse e tërheqi demarkacionin kryeministri nuk u beson shqiptarëve”, theksoi Haradianj. /Lajmi.net/