Haradinaj: Do të bëjmë rishikimin e buxhetit për pensionet e veteranëve

Kryeministri Ramush Haradinaj, është zotuar se do të bëjë rishikimin e buxhetit në mënyrë që pensionet e veteranëve të mos paguhen vëtëm pjesshëm, po në bazë të rregullt dhe me pagesë të plotë me kohë.

Lajme

13/09/2017 09:47

Këtë zotim Haradinaj e bëri gjatë takimit me  udhëheqësve të katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj (Deçan), Bekë Berisha (Istog), Gazmend Syla (Pejë) dhe Sadri Hoxha (Gjakovë).

Ai tha se do ta bëjnë menjëherë pas konstituimit të organeve të kuvendit.

“Pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka caktuar Gazmend Sylën këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.