Haradinaj: Do ta “shërojmë” shëndetësinë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj i ka bërë sot një vizitë Fakultetit të Mjekësisë.

Lajme

29/05/2017 11:02

Ai ka shprehur zotimin për “shërimin” e shëndetësisë, duke thënë se nuk do të lejojnë që qytetarët të jenë të rrezikuar.

“Temë e rëndësishme për ne është arsimi në përgjithësi, ishim në Dekanatin e Mjekësisë, u pritëm nga Dekanja, biseduam për gjendjen në arsim, për sfidat… Ne do t’i kushtohemi asaj që e kemi deklaruar kaherë, pra shërimit të shëndetësisë. Nuk do të lejojmë që qytetari ynë të jetë i rrezikuar kur ka nevojë për shërbime shëndetësore”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/