Haradinaj: Ditën që ia nisi punës, lirisht thuani ‘’Bac u kry”

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vitisë.

Lajme

19/05/2017 21:33

 

Haradinaj u shpreh se do të punojë për Kosovën, pasi që sipas tij ata që e qeverisën vendin i thyen normat morale, transmeton lajmi.net

Madje ai ka thënë se ditën që do t’ia nis punës, qyetarët duhet të thonë “Bac u kry”.

“Atë ditë që ia nisi punës, lirisht mund të thuani, “Bac u kry”. Do ta bëjmë një Kosovë që i del zot atij që jeton dhe lind në këtë vend. Ata që e qeverisën këtë vend, i thyen krejt normat morale”- tha Haradinaj.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së. /Lajmi.net/