Haradinaj: Dialogu të ndërpritet, mjaft i kemi dhënë Serbisë
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se janë të pajtimit që të rregullohen marrëdhëniet me Serbinë, por jo vetëm Kosova duke dhënë, e duke mos marrë asgjë nga pala tjetër.
Lajme
“Janë arritur një varg marrëveshjesh që nga pala kosovare janë implementu gati të gjitha, ndërsa nga Serbia asnjë”.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës”.
“Serbia që nga fillimi i dialogut nuk është ndalë asnjëherë duke ndërhyrë në Kosovë”.
“Kosova nuk ka viza, ka kushte të ashpra për viza që as vetë vendet anëtare të BE-se nuk i kanë plotësuar ende – siç është çështja e Demarkacionit”.
“Këtë problem e kanë Kroacia me Slloveninë e Mali i Zi me Kroacinë – janë shtatë raste të tilla në BE”.
Haradinaj ka thënë se dialogu duhet të ndërpritet me Serbinë.
“Unë mendoj që është koha të ndërpritet dialogu ne e kemi për obligim të ja bëjmë me dije Serbisë e BE-së se nuk mund të luajnë me qytetarët e Kosovës”.
“Nëse Serbia ka ushtruar gjenocid e krim si dhe na kanë poshtëruar për sa kohë, ne vazhdojmë edhe 18 vjet pas luftës të japim për Serbinë”. /KlanKosova/