Haradinaj: Dialogu me Serbinë do ta përmbyllet me sukses dhe njohje reciproke

Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj sot në fjalimin e tij në Kuvend ka diskutuar për programin e Qeverisë Haradinaj për mandatin 2017-2021.

Lajme

07/12/2017 11:25

Haradinaj tha se synohet avancimi i institucioneve të ligjit që të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe të forcohet sundimi i ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Ndërsa, për kufijtë Haradinaj tha se do të jenë në përputhje me standardet nacionale, por nuk përmendi ndonjë gjë për demarkacionin.

Tutje, kryeministri tha se gjatë mandatit të qeverisë së tij, Kosova do të anëtarësohet në organizata të sigurisë ndërkombëtare.

Ai gjithashtu ka thënë se do të jetë zhvillimi ekonomik, ngase është prioritet i qeverisë. Megjithëkëtë, ai tha do të ketë lobim për njohje të reja nga shtete të rëndësishme.

Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë. Ai tha se dialogu zhvillohet për marrëdhënie cilësore dhe edhe një herë rikujtoje se Kosova kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialog.

“…Do të përmbyllim më sukses dialogun. Dialogu duhet të ketë afatizim dhe të përfundoj me njohje reciproke”, ka thënë Haradinaj.