Haradinaj: Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar këngëtaren Rita Ora që mori pjesë në jubileun e pavarësisë së Kosovës.

Lajme

18/02/2018 22:56

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë ata që sipas tij ‘i dhanë shpirt’ 10 vjetorit.

“Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq ndërkombëtarë që keni ndarë gëzimin me ne! Falemnderit motra dhe vëllezër shqiptarë! Falemnderit qytetarë të Kosovës! Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt! RH”, shkruan Haradinaj në Facebook.