Haradinaj dënon vrasjen e dyfishtë në Brekoc të Gjakovës

Për vrasjen që e tronditi opinionin në Brekoc të Gjakovës, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Lajme

08/08/2018 17:27

Në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook, ai e ka dënuar fuqishëm aktin e vrasjes së nënës dhe vajzës së saj, duke e cilësuar këtë veprim më jo njerëzor dhe më të papranueshëm.

“Përgjegjësit e këtij akti duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia. Kosova është një vend i barabartë për të gjithë dhe veprime të tilla na godasin të gjithëve, pa dallim gjinie”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.