Haradinaj del me faqe zyrtare dhe rrjete sociale ku do të komunikojë gjatë zgjedhjeve

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për kanalet e komunikimit se ku mund të informohen votuesit lidhur me aktivitetet dhe angazhimet e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Lajme

26/05/2017 12:20

“Përmes këtyre kanaleve të komunikimit digjital do të mundohem që t’ju mbajmë sa më të informuar mbi angazhimet dhe aktivitetet e mia”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Në lidhjet e mëposhtme gjeni profilin tim zyrtar për platformat e rrjetit social Twitter dhe Instagram:

Twitter: https://twitter.com/haradinajramush 

Instagram: https://www.instagram.com/ramushharadinajks/

Për më tepër faqja ime zyrtare në internet është si më poshtë:

https://ramushharadinaj.com/”, ka njoftuar Haradinaj.

“Ju siguroj se kur t’ia nisim punës, atë ditë Kosova s’do të jetë më kështu siç është. Kosova do të jetë një vend i gjallë”, ka thënë ndër të tjera kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma. /Lajmi.net/