Haradinaj: Çështje javësh kur Kosova do të marrë lajmin për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin tij se Kosova shpejtë do të marrë lajmin për heqjen e vizave.

Lajme

17/05/2018 16:33

Ai ka thënë se kjo do të ndodhë brenda disa javësh.

Haradinaj këto komente i ka bërë në facebook, ku ka paralajmëruar një intervistë që do të japë për një medium kosovarë.

“Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike”.

“Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Lajmi.net/