Haradinaj: Brenda UÇK-së nuk ka pasur konflikte

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare nuk kanë pasur konflikt mes vete.

Lajme

22/05/2018 22:42

Haradinaj, duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, duk iu përgjigjur dilemave të ngritura nga analisti Imer Mushkolaj se pas luftës është thënë se gjatë kohës së luftës ka pasur përplasje dhe qërim hesapesh mes luftëtarëve të UÇK-së, për qëllime ideologjike.

“UÇK-ja nuk ka pasur hesape mes vete. As përçarje mes vete. Ai që ka dashur të bëjë përçarje ai ka ndejt jashtë UÇK-së. Tash po del se ka pasur përçarje, sepse partive po ju duhet nga një hero i luftës, medoemos me kriju”, tha Haradinaj.

Ai tha se secila parti për konsum politik po e përdor luftën.