Haradinaj beson që buxheti kalon

Përpos pikave të tjera në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është paraparë votimi i buxhetit për vitin 2019.

Lajme

02/02/2019 10:10

Kryeministri Ramush Haradinaj, beson që Kuvendi sot do ta votojë buxhetin për vitin 2019 .Në hollin e Kuvendit i pyetur nga gazetarët se a do të kalojë buxheti, u shpreh se “po besoj që po”. Seanca është pritur të ftillojë në ora 10: 00, por pritet të ketë pak vonesë, raporton lajmi.net.

Përpos buxhetit parashihet të shqyrtohet edhe projektligji për pagat në sektorin publik.

Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës së parapara për këtë mbledhje.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. /Lajmi.net/