Haradinaj: Asnjëherë nuk kemi vu në pikëpyetje presidentin e kompetencat e tij

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk duhet t’i vë në pikëpyetje kompetencat e kuvendit kur u pyet për kërkesën e presidentit Hashim Thaçi dërguar në Gjykatën Kushtetuese me të cilën kërkoi mendime rreth nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës që flet rreth ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lajme

21/09/2018 14:32

“Asnjëherë nuk kemi vu në pikëpyetje presidentin e kompetencat e tij, mirëpo nuk duhet të vihen në pikëpyetje as kompetencat e kuvendit”.

Ai përsëriti qëndrimin e tij për korrigjim të kufijve.

“Ndryshimi i kufijve asnjëherë nuk do ta ketë votën time”.

Thaçi ka pyetur Kushtetuesen nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, pa i çuar fare në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve. Si shembull ka përmendur vazhdimin e mandatit të EULEX-it, që është bërë vetëm nëpërmjet letërkëmbimit të letrave mes presidentit dhe përfaqësueses së lartë të BE-së.