Haradinaj: Ardian Gjini i duhuri për Gjakovën

Kryeministri i Kosovës, njëherit i Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ardian Gjini po nga ky subjekt partiak, është njeriu i duhur për kryetar komune në Gjakovë.

Lajme

25/09/2017 17:59

Në tubimin e mbajtur në Gjakovë, të subjektit të tij partiak AAK në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale, Haradinaj tha se Gjini është ai të cilit qytetarët duhet t’ia dhënë besimin pasi ai e përcjell deri në veprim atë për të zbatuar të gjitha premtimet për zgjidhjen e problemeve në Gjakovë, transmeton Klan Kosova.

”E di që qytetarët e Gjakovës presin shumë më shumë prej teje, por, mos harroni se ai që komunikon me vlera është më i mirë se ai që komunikon me perceptim”.

”Ardiani është i juaji është i duhuri. Nëse njerëzit që marrin besimin nuk dijnë me i kaluar ato në veprim nuk është i duhur”.

”Qeveria e Kosovës planifikon, vendos, ushtron zbatimin politik derisa të mbërrin deri tek qytetari”.

”Tek ai që është fëmijë, tek ai që është i ri tek ai që është i moshës së mesme apo i moshuar”.

”Mos-efikasiteti ynë në energji shkakton dëme, mundje, sa s’ta merr mendja. Me energji funksionojnë edhe klanet e dikujt a me instaluar vendet tonë”.