Haradinaj: Anton Quni nuk është plagosur kurrë në luftë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk brengoset kur reagon ndaj Anton Qunit, pasi ka thënë se ai nuk është plagosur kurrë në luftë.

Lajme

24/04/2018 22:17

Në emisionin Debat + në RTV Dukagjini, Haradinaj deklaroi se Anton Quni nuk është plagosur në luftë, teksa reagoi ndaj njerëzve që ai tregon se kanë thënë që Quni është i plagosur në luftë.

“Anton Quni ka qenë një komandant batalioni. Mu më ka shkru njëri në Facebook, më ka thënë: ‘A të vjen marre me fol për Anton Qunin. Ai sa herë del para pasqyrës i sheh plagët e tij’. Kurrë Anton Quni nuk është plagosur në luftë. Kurrë!”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se Anton Quni ka qenë vetëm komandant i një batalioni në UÇK.