Haradinaj anashkalon ministrat, fton sekretarët për draftimin e programit qeverisës (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur draftimin e Programit të Qeverisë, të cilin do të shpalos para Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, shefi i ekzekutivit draftimin e Programit nuk do ta bëjë me ministrat, por me sekretarët e ministrive. Lajmi.net ka siguruar ftesën që Haradinaj u ka dërguar sekretarëve të ministrive, në të cilën thuhet se sekretarët…

Lajme

14/09/2017 16:18

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur draftimin e Programit të Qeverisë, të cilin do të shpalos para Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, shefi i ekzekutivit draftimin e Programit nuk do ta bëjë me ministrat, por me sekretarët e ministrive.

Lajmi.net ka siguruar ftesën që Haradinaj u ka dërguar sekretarëve të ministrive, në të cilën thuhet se sekretarët në takim me kryeministrin mund të marrin me vete një apo dy zyrtarë që janë kometent për shpjegimin e imputeve dhe përfshirjen e tyre në Programin e Qeverisë.

Një ftesë e tillë shihet se anashkalim i ministrave, të cilët janë “në vijën e parë të frontit” sa i përket hartimit dhe implementimit të programit qeverisës.

Nuk dihet nëse një praktikë të tillë e kanë përdorur më herët paraardhësit e Haradinajt në krye të ekzekutivit. /Lajmi.net/