Haradianj: Koalicioni me NISMA-në po ecën mirë, VV mbetet jashtë

Lideri i AAK-s, Ramush Haradianj, ka thënë se ka pasur presione të ndryshme për të ndryshuar formën e mendimit për demarkacioni, por opozita ka qëndruar stoike.

Lajme

09/09/2016 19:28

“Deputetët kanë qenë të dhunuar nga Qeveria, ndërkombëtarët, qe të ndryshohet forma e mendimit, por nuk ja arritën”, u shpreh në ‘InfoBox’ Haradinaj.

Ndërsa, Haradianj mohoi se kishte presion nga ambasadat në vend për çështjen e demarkacionit, transmeton lajmi.net.

“Nuk mundet më pas presion nga ambasadat për territorin e vendit tim, pasi te gjithë e dinë që kjo marrëveshja është gabim. Edhe ata e dinë mirë”, deklaroi ai.

Haradinaj ka thënë se e kemi kuptuar se vota është ajo që ka peshë shumë më të madhe se protestat e çfarëdo forme tjetër.

Sipas Haradianjt, falë opozitës së bashkuar ka rënë ‘Zajednica’ dhe vendit i janë ndalur shumë të këqija, por thotë se krejt çka ka kërkuar ishte se dëshironte protesta paqësore duke mbledhur sa më shumë njerëz.

“Opozita e ka pas bindjen se mundemi me i ndihmu procesit të vendit dhe ashtu veproi disa herë e ndihmoj sic ishte rasti i ‘Zajednicës’. Ne vlerësuam se ishte koha të ju drejtohemi deputetëve dhe të mos dalim më me protesta, pasi ato kryen qëllimin e vet”, shtoi ai.

Haradianj tha, se Aleanca dhe Nisma kanë marrëveshje koalicione, e cila po ecën mirë, ndërsa, sa i përket ndonjë bashkimi edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, ai tha se nuk është optimist që do të ndodhte”. /Lajmi.net/