Haraçinë, të shtëna me “kallash” si në vitin 2001!

Agjencia e Lajmeve Zhurnal raporton se momentalisht në Haraçinë, aktivistët e LSDM-së po festojnë me kallashnikovë dhe mitrolezë.

Lajme

15/10/2017 20:25

Shumë qytetarë janë tejet të shqetësuar sepse siguria nuk është në nivelin e duhur në këto momente.

Ata apelojnë deri tek organet kompetente që menjëherë të ndalohen të shtënat me armë sepse plumbat mund të godasin personat e pafajshëm.

Banorët e Haraçinës apelojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmer masa emergjente që tani në fund të procesit zgjedhor të mos ndodhë ndonjë fatkeqësi./Zhurnal.mk