Hapja e Zyrës Doganore së Kosovës në Durrës, Rama: Një hap drejtë bashkimit…

Sot është bërë hapja e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.

Lajme

15/01/2019 17:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se” ndihet mirë që sot po mblidhen në një stacion tjetër të rrugëtimit të projektuar në mbledhjen e dy qeverive për të hapur Zyrën Doganore të Kosovës në Durrës ”.

I pari i Qeverisë Shqiptare me këtë rast theksoi se “ Kjo po bëhet për ta kthyer kështu portin e Durrësit jo vetëm në një Doganë të Shqipërisë, por edhe në Doganë të Kosovës, duke shtuar se ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës”.

Rama ndër të tjera tregoi edhe për qëllimin e hapjes së kësaj zyre.

“Shkurtimi i burokracive, i orëve të pritjes së kontrolleve, i kostove të pallogaritshme për bizneset janë efekt i drejtpërdrejtë i hapjes së kësaj zyreje doganore.”