Hapja e arkivave tregon se teknologjia e ka ‘mbyt’ shpirtin e muzikës!

Muzika ka evoluar jasht mase, si në tregun muzikor shqiptar e po ashtu edhe në atë botëror.

ShowBiz

14/08/2018 18:59

Para shumë viteve secili nga artistët ka sjell një projekt të vetin me mesazh dhe me tekst tejet të thellë, sa që ju ka ngelur në mendje të gjithëve, shkruan lajmi net.

Ndërsa sot, ky ndryshim po vërehet dukshëm në shumë këngëtarët shqiptarë që të mos themi tek të gjithë, ku në tekstet e tyre ka një ‘banalizim’ të madh që përçojnë fjalë’miradie’ tek audienca.

E gjithë kjo vjen si pasojë e ‘modernizimit’ të artistëve për të ndjekur trendin dhe muzikën që po pëlqehet nga publiku, ani pse nuk ka asgjë në të.

Muzika e shqiptarëve është dalluar gjithnjë për këngët me vlera të mëdha dhe vargjet me mesazhe por që tani është e kundërta, vajzat e ‘zhveshura’ dhe videoprojektet eksplicite kanë zënë platformat e ndryshme muzikore, duke mos lënë anash qindra e mijëra klikime.

Ky transformim i muzikës përgjatë viteve ka prekur edhe artistët që dikur janë krenuar me atë që e kanë bërë edhe pse nuk kishte kushte të mjaftueshme.

Lajmi.net, më poshtë ka mbledhur këngëtarë e njohës të mëdhenj për të vlerësuar muzikën që është bërë në të kaluarën dhe në këtë kohë.

Lajmi.net, më poshtë ka mbledhur këngëtarë e njohës të mëdhenj për të vlerësuar muzikën që është bërë në të kaluarën dhe në këtë kohë.

Meda

Një ndër artistët e gjeneratës së vjetër që e ka përcjell evoluimin e muzikës është edhe Meda. Ai flet për hitet që e kanë sjell deri këtu dhe vështirësitë që ka hasur gjatë asaj kohe duke ia ndryshuar zhanrin e muzikës.

“Është e vërtetë që hitet që më kanë ngritur mua në këtë lartësi ka qenë shumë e vështirë, qoftë nga kushtet në të cilat janë realizuar ashtu edhe nga paragjykimet e shumta nga media të caktuara. Duke i bërë analiza nga më të papërshtatshmet si p.sh duke e trajtuar zhanrin tim si të ashtuquajturën ‘tallava’ ku në realitet ishte një stil i krijuar totalisht mbi bazën e folklorit ku nga kjo morëm shkas të emërtojmë si turbofolk. Më vonë jo vetëm ata që kanë pretenduar një gjë të tillë por edhe ata tjerët që deri atëherë nuk më kishin dëgjuar apo ndjekur u bënë kurioz edhe pse jo u dashuruan më shumë nga hitet e mia. Për sa i përket ndryshimit do të thoja që disa prej këngëve të mia edhe janë ndikuar nga fryma e re që ka përfshirë mbarë rininë shqiptare këtu edhe në diasporë (ajo e ritmeve moderne) duke quar edhe në bashkëpunime të ndryshme me këngëtarë të ndryshme të muzikës”.

Arta Bajrami

Ndërsa pak më ndryshe këtë proces po e sheh, artistja e njohur Arta Bajrami. Ajo thotë se aso kohe ka pasur më shumë kritere për të plasuar një projekt që tashmë është krejtësisht e thjeshtë.

“Dallimi kryesor është se atëherë ka pas kritere. Nuk ke mujt me plasu në treg gjithçka sepse nëse kënga juaj nuk i ka plotësu kriteret e redaktorit përgjegjës të një radioje apo televizioni , kënga nuk është transmetu edhe si e tillë ka dështu sepse nuk ka pas kanale tjera promovimi. Tani rrjetet sociale dhe Youtube kanë sjell një liri të madhe ku gjithçka mund të promovohet pa kalu nëpër filtra të redaksive”.

Bini Nebihu 

Producenti nga Ferizaji, Bini Nebihu mendon se nuk ka muzikë të keqe por që nuk ka kualitet nga artistët, madje e gjithë muzika çfarë është duke u bërë po kopjohet nga ajo botërore.

“Muzikë të keqe nuk ka por ka interpretues të këqinj edhe pse ditët e sotme aq shumë ka deviju muzika sa qe muzikën po kanë mundësi me e bo edhe disa ‘producentë’ që nuk kanë njohuri aspak për muzikë as për gjërat elementare në muzikë do të thotë qaq u thjeshtësu muzika e mos të flasim për tekstet që është në trend me u cek diçka banale për me ra në vesh të popullit, ky është problem që tash nuk po qëndron asnjë këngë me afat çdo sen po është sezonal ose 1 mujore, edhe në shtetet e jashtme është modernizu muzika por të paktën investojnë në sound dhe në kualitet dhe ende përdorin instrumente live nëpër këngë domethënë edhe nëse idenë e këngës e punon dikush që nuk ka njohuri, kënga prapë kalon në duart e profesionistëve aty, po prapë mendoj që gjërat kanë me ndryshu me doemos sepse një ditë e kupton dhe populli dhe vetëm kanë fillu me kuptu që duhet me kultivu muzikë të mirë dhe kualitet, nuk jam kundër asnjë zhanri të muzikës sepse vet jam krijues, edhe nëse e bën të bëhet mirë dhe me kualitet, sepse moshat e reja kanë me kuptu muzikën se ju imponohet nonstop në rrjetet sociale me i përcjell të huajt dhe po dinë me ba dallimin ndërmjet neve. Ne e dimë që për momentin jemi kopjues total kjo s’është muzika jonë. Normalisht ka endë këngë të mira që po punohen po në shumë raste nuk po vlerësohen”.

Ilir Tolaj

Kompozitori dhe producenti shqiptar, Ilir Tolaj tregon se e gjithë kjo vjen si pasojë e teknologjisë dhe trendit. Ai thotë se ende ka këngtarë dhe talentë të muzikës.

“Vlera ka sot sikurse dikur përveç që ka ndryshuar teknologjia dhe trendi. Dikur ishin kushtet më të vështira por sot ka shumë talent, këngëtarë dhe producentë të nivelit botëror. Teknologjia e ka ‘mbyt’ shpirtin. Sot nuk kompozohet por bëhet ‘beet’, siç e quajnë tash këngën. Madje blehet e gatshme. Për të qenë edhe ma komike 22 këngëtarë e blejnë këngën e njëjtë. Por besoj që duhet ta shiqojmë pozitive evoluimin e 3 arteve. Megjithatë ka shumë këngëtarë që sot i dëgjoj me kënaqësi dhe respekt për punën e mirë që e bëjnë”.

Ermal Fejzullahu

Një version tjetër të muzikës së dikurshme dhe sot e jep edhe këngëtari i famshëm, Ermal Fejzullahu i cili muzikën e dikurshme e vlerëson më shumë në çdo aspekt.

“Muzika përpara ka pasur më tepër vlerë në çdo aspekt si në tekst që është primare ashtu edhe në muzikë dhe melodi, tani janë këngët më të thjeshta sigurisht që ka ndryshu edhe shija tek gjeneratat e reja”.

Kur të shkon mendja të hitet e pavdekshme, padyshim që të parët të kujtohen Sabri Fejzullahu e Sinan Vllasaliu. Projektet e tyre të paraluftës së fundit në Kosovë e disa vite pas saj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme e që ende dëgjohen me ëndje. Mirëpo, edhe tek këta dy këngëtarë me një bagazh të madh artistik ka ndikuar trendi i melodisë e teksteve që jo shumë kujt po ia do veshi t’i dëgjojnë e sidomos nga dy artistë të mëdhenj si Fejzullahu e Vllasaliu.

Në bazë të gjithë kësaj shihet se ‘modernizimi’ dhe ‘trendi’ për të qenë më ‘IN’ në skenën muzikore ka bërë që edhe artistët e gjeneratës së vjetër të ‘mobilizohen’ me këngët komerciale, siç janë mësuar edhe publiku me to, pavarësisht vlerave që sjellin apo jo! /Lajmi.net/

Egzona.Sh