Hapi i radhës nga KOK-u pasi Serbia nuk i lejoi karateistët kosovarë – Lajmi.net
Hapi i radhës nga KOK-u pasi Serbia nuk i lejoi karateistët kosovarë
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 19:35, 16 May 2018
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka filluar hetimin ndaj Qeverisë së Serbisë, me rastin e ndalesës që qeveria e këtij vendi i bëri delegacionit të Kosovës në karate, të cilën nuk e lejoi të hyjë në territorin e Serbisë për të marrë pjesë në kampionatin evropian që u mbajt në Novi Sad.

Me këtë rast, KON-i ka kërkuar informata shtesë nga KOK-u. Krahas hetimit, KON-i ka kërkuar nga KOK-u që të njoftohet më herët nëse sportistët e Kosovës mund të hasin në probleme të tilla.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e 19-të që po mbahet vendosi që të kërkohet edhe një herë nga federatat sportive që të njoftojnë KOK-un me kohë, nëse kampionatet në të cilat marrin pjesë, mbahen në shtetet të cilat nuk e njohin Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në rast se federatat vonohen me njoftim, atëherë edhe kërkesa e KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar nuk do të merret parasysh.

Fjalët kyçe: KOK

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush
  • Play Zombie Big Trouble