Hapet sërish supermarketi hebre në Paris

Supermarketi në Paris në të cilin në janar një sulmues islamik vrau katër pengje është hapur sot, “që të tregojë se jeta është më e fortë se sa barbaria” kanë thënë menaxherët e supermarketit dhe ministri francez i punëve të Brendshme.

Bota

15/03/2015 18:15

Sulmi në supermarketin hebre më 9 janar e ka kryer Ahmed Coulibali i cili ka shpallur lojalitet në organizatën islamike ISIS ndërsa në sulmin tjetër ka vrarë edhe një police.

Ai ka qenë i përfshirë në aksionin e dy sulmuesve të cilët kanë vrarë 12 njerëz në revistën satirike “Charlie Hebdo”.

“Këtu jemi, përsëri punojmë. Kemi menduar në të gjitha viktimat të cilat kane qenë arsyeja kryesore që përsëri ta hapim shitoren”, ka thënë menaxheri i ri Loran Mimun, transmeton Reuters.

Supermarketi është hapur me punëtorë të ri pasi që ata që kanë punuar në kohën e sulmit ende gjendet në pushim mjekësor.

“ E rëndësishme që t’i nderojmë ata që pësuan nga zjarri barbar. Supermarketi trimërisht përsëri hapet që të tregohet se jeta është më e fortë se të gjithë”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Bernard Kaznev në hapje të dyqanit.

Ai ka thënë se qeveria franceze do të bëjë ç’është e mundur që të gjithë qytetarët francezë të jetojnë të lirë.

Supermarketi është hapur në prani të një numri të madh të policëve.