Hapet panairi tradicional “Blej Shqip”

Sot në Prishtinë hapet panairi tradicional “Blej Shqip”.

Lajme

27/11/2018 07:54

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizon panairin tradicional “Blej Shqip” 2018 për nder të Ditës së Flamurit, shkruan lajmi.net.

Ky panair tashmë tradicional në Komunën e Prishtinës mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare

Panairi do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor, në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në ora 24:00. /Lajmi.net/