Hapet një paralele shtesë në SHML “Dr.Ali Sokoli”

Nga shtatori pritet të hapët Hapet një paralele shtesë në SHML "Dr.Ali Sokoli" në Prishtinë.

Lajme

26/07/2017 15:16

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, pas analizës dhe vlerësimit të përgjithshëm mbi ecurinë  e regjistrimit  të  nxënësve në klasë të dhjetë (X), në gjimnaze dhe shkollat profesionale për vitin shkollor 2017/18,  dhe shqyrtimin e  kërkesave të adresuara  në Drejtorinë e Arsimit për rritjen e paraleleve në shkollat e mesme të larta, merr vendim për formim  të paraleles së re: Një paralele në SHML “Dr.Ali Sokoli”, në drejtimin infermier i përgjithshëm, 35 nxënës (regjistrimi i nxënësve bëhet në bazë të listës së  konkursit të realizuar gjatë muajit qershor të vitit 2017).