Hapet konkursi për 15 prokurorë serbë

Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që të shpallë konkurs për 15 prokurorë të rinj serbë. Konkursi është shpallur në pajtim me nenin 110, të Marrëveshjes së Parë lidhur me parimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

23/03/2015 14:29

Anëtarët e Këshillit janë të shqetësuar që ky konkurs do të jetë vetëm për prokurorë nga radhët e komunitetit serb e jo edhe për pjesëtarë të komuniteteve tjera, raporton KosovaPress.

Por ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Sylë Hoxha, tha se kjo është një marrëveshje politike që është arritur mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, dhe ka për qëllim integrimin edhe të serbëve në këto institucione dhe për t’i shuar strukturat paralele të cilat kanë funksionuar në veri të Mitrovicës.