Hapet kafeneja e parë për të fjetur

Në Wroclaw të Polonisë është hapur kafeneja e parë për të fjetur, Vinci Power Nap Sleep Cafe, ku qytetarët mund të bëjnë një gjumë të shkurtër dhe të mbushin “bateritë” për pjesën e mbetur të ditës.

Fun

17/03/2018 23:09

 

Ky është një objekt inovativ i projektuar nga Magdalena Filcek. Kafeneja e parë për “ëndrrat” qetëson shqisat dhe atyre që e vizitojnë u ofron dizajn unik të enterierit me çarçafë të varur ku mund të shtrihen. Rreth tyre është bari i butë artificial si dhe muzikë e posaçme qetësuese.

Sipas hulumtimeve, dremitja 20-minutëshe u mundëson njerëzve që janë nën presionin e punës dhe punojnë në një mjedis konkurrues të pastrojnë mendimet e tyre dhe të jenë më kreativ, raporton AA.

Magdalena, një artiste dhe admiruese e Leonardo da Vinçit, gjithashtu një pjesë të emrit e përfshiu në emrin e kafenesë.