Hapet ‘Java me bizneset nga Diaspora’

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare.

Lajme

18/10/2018 07:45

Në hapje do të marrin pjesë dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zv. kryeministri / ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, zv. kryeministrat, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, ministri i Shtetit për Diasporë nga Republika e Shqipërisë, Pandeli Majko, si dhe ministra e drejtorë të agjencive të ndryshme.

Nga diaspora, në këtë Javë, marrin pjesë rreth 300 biznese të vendeve të ndryshme të botës.

Ngjarja organizohet në Hotel Emerald, ora 11:30.