Hapet “Expokos” 2014”, Shpendi kërkon më shumë investues të huaj

Kompanitë e huaja nuk duhet ta shohin Kosovën vetëm si treg, por edhe si mundësi për investime dhe për këtë ka mjaft potencial këtu, deklaroi kryetari Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në hapje të panairit ndërkombëtar “Expokos 2014”.

Lajme

14/05/2014 21:18

Ahmeti uroi të gjitha firmat për pjesëmarrjen e tyre në këtë panair, si dhe shprehu gatishmërinë e Komunës së Prishtinës për mbështetjen e organizimeve të tilla.

Edhe ambasadori i Kroacisë në Prishtinë, Zoran Vodopija falënderoi organizatorët për ftesën bërë kompanive nga Kroacia për të marrë pjesë në panair. Ai shtoi se Kroacia po merr pjesë këtu tradicionalisht.

“Këtë vit kemi 7 kompani të pranishme dhe që vijnë nga ato degë të ekonomisë që janë shumë të rëndësishme për Kosovën”.

Përveç kompanive, në këtë panair prezantohen edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike e Kroacisë, Oda Ekonomike Britanike, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Agjencia Hungareze për Promovimin e Eksportit (HITA), etj.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri të shtunën, më 17 maj.