Hapet ekspozita kushtuar presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova /FOTO

Sektori Historik i Muzeut të Kosovës sot ka hapur ekspozitën historike me titull ‘Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës’ me bashkautor Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi.

Lajme

24/05/2018 13:13

Në Muze është improvizuar zyra e ish-presidentit Rugova së bashku me disa fotografi dhe gjëra të çmuara të cilat e portretizojnë jetën dhe veprimtarin e tij, përcjell lajmi.net.

Në hapjen e ekspozitës po merr pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Përpos Thaçit në këtë ekspozitë po marrin pjesë edhe shumë deputetë të LDK-së, duke përfshirë edhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Vushtrrisë dhe Podujevës.

Pjesëmarrës janë edhe familjarët e ish-presidentit Ibrahim Rugova./Lajmi.net/

33340959_1792829604093562_5432475803659010048_n 33351149_1792829340760255_7788549696644972544_n 33362821_1792829700760219_6250577463349346304_n 33383697_1792829280760261_7837137420419072000_n 33422542_1792829490760240_5463334340521885696_n 33501327_1792829530760236_4148933713536745472_n 33540504_1792829547426901_8412673431903928320_n 33593093_1792829577426898_512178943151833088_n 33614565_1792829390760250_4841569010459869184_n