Hapet e pamja për prishtinasin e vrarë në Siri, la gruan dhe fëmijët atje

Një karrige e plastikës me peshqir të bardhë qëndronte para shtëpisë një katërshe të Burim Demollit, i cili është vrarë duke luftuar në luftën e Sirisë.

Lajme

29/11/2014 16:11

Në shtëpinë e tij në Prishtinë, në lagjen Kolovica, në rrugën “Viktor Hygo” është hapur e pamja për vizitorët dhe familjarët e të tashmë të ndjerit.

Vëllai i Burimit ishte i pari që takohej me njerëzit që kishin shkuar për të ngushëlluar familjen Demolli.

Pa dashur t’i përmendet emri, ai ka thënë për Express se nuk dëshirojnë të komentojë për vrasjen e Burimit me arsyetimin se medait po u japin kahe tjetër rasteve kur kosovarët po vdesin për atdhe të huaj.

Ai nuk ka pranuar të japë detaje tjera dhe as të lejojë familjarët tjerë të tregojnë për vrasjen e djalit të tyre në Siri.

Burimi në Siri me vete kishte marrë edhe gruan dhe katër fëmijët e tij, të cilët ende ndodhen atje.

As trupi i pajetë i tij nuk është sjellë në Kosovë.

Policia e Kosovës nuk ka pranuar të komentojë këtë rast.