Hapen vendvotimet për kreun e Vetëvendosjes

Në Vetëvendosje janë hapur vendvotimet për të votuar për të parin e kësaj partie, që në garë është vetëm Albin Kurti.

Lajme

21/01/2018 10:17

Procesi i votimit vjen me një çarje të madhe në këtë parti mes dy krahëve që ka mospajtime të mëdha për mënyrën se si Kurti ka vendosur të rikthehet në krye të partisë.

Ndërsa edhe një pjesë e madhe e njohësve të rrethanave politike e kanë konsideruar këtë proces të votimit vetëm sa për sy e faqe, sepse Kurti do të konfirmohet në çdo variant në krye të partisë.