“Hapa të thjeshtë drejt ‘Shqipërisë së Madhe'”

Pas përcaktimit të Prizrenit si kryqytet historik të Kosovës dhe së fundi me heqjen e roamingut dhe kontrollit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë,  serbët po ndjellin frikë.

Lajme

01/06/2018 19:27

Së fundi është gazeta serbe Novosti e cila ka publikuar një artikull “Hapat e thjeshtë drejt Shqipërisë së Madhe”.

Këto reagime erdhën sidomos pas disa deklaratave që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i dha gjatë promovimit të librit të presidentit Thaçi në Vjenë.

Rama kishte thënë se pakicat serbe në Kosovë kanë trajtim dukshëm më pozitiv se shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc.

Deklaratat e Ramës, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq i ka cilësuar si kërcënim për BE-në dhe rajonin, transmeton lajmi.net.

“Rama luan me zjarrin. Deklaratat e tij janë kërcënim i vazhdueshëm”, theksoi Daçiq.

Ai tutje theksoi se nuk është i befasuar me veprimet e fundit, që sipas tij çojnë drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe.

“Dëshira për të krijuar Shqipërinë e Madhe nuk është asgjë e re,. Askush në Evropë nuk reagon për heqjen e kontrolleve kufitare”, theksoi Daçiq.

Si kërcënim gazeta serbe e ka cilësuar vendimin që Prizreni të bëhet kryqytet histori i Kosovës, duke përmendur edhe mbledhjet e dy qeverive shqiptare që janë bërë të zakonshme tashmë.

Kurse drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq tha se për serbët po krijohet një ambient i pasigurt.

“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të reagojë dhe të parandalojë ngjarje të tilla të fushatave të dhunës, që është diçka sistematike dhe po krijohet kundër popullatës serbe”, tha Gjuriq.

Heqja e roamingut dhe largimi i kontrolleve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërsë u miratuan si rezoluta në Kuvend.

Ato u propozuan nga PSD-ja dhe u përkrahën edhe nga partitë e tjera. /Lajmi.net/