Hap i gabuar i Juventus, jo më shumë se një pikë ndaj Genoas

Juventus ka lëshuar pikë, në shtëpi, në ndeshjen kundër Genoas.

Sport

20/10/2018 19:52

Skuadra nga Torino e nisi për mrekulli takimin duke qenë shumë kërkues në minutat e para të takimit.

Golin e gjetën qysh në minutën e 18’ me anë të portugezit Cristiano Ronaldo.

Ata nuk u ndalën së sulmuari, mirëpo konkretizim nuk pati.

Në pjesën e dytë vazhdoi tempoja e njëjtë e juventinëve.

Mirëpo, ajo që nuk pritej ndodhi. Mysafirët realizuan golin e barazimit në minutën e 67’.

Goli erdhi përmes Daniel Bessa, i cili konkretizoi asistimin nga Kouame.

Edhe me këtë barazim, Juventus mbanë lidershipin e tabelës me 25 pikë. /Lajmi.net/