Hap biznesin tënd në Estoni pa shkuar kurrë atje

Ndonëse është një shtet shumë i vogël, Estonia ka vënë në jetë një plan ambicioz kombëtar për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.

Bota

25/05/2016 01:40

Shteti baltik është i pari që ofron mundësinë që të hapësh një biznes nëpërmjet internetit, pa shkelur madje asnjëherë në këtë vend. Për ta bërë këtë më të lehtë, qeveria vendosi të ofrojë nënshtetësi për çdo investitor.

Me vetëm 1.3 milionë banorë, që nga dhjetori i vitit 2014 Estonia ka pranuar mbi 10 mijë të huaj si nënshtetas të saj virtual, por me synimin për ta çuar këtë shifër në 10 milionë deri në vitin 2025.

Personat që kanë aplikuar janë nga 129 vende të botës, të cilët deri tani kanë regjistruar në Estoni 1155 kompani të reja./techsot.al