Hannover ndal Dortmundin

Hannover ka ndalur në barazim Dortmundin në ndeshjen e xhiros së dytë në Bundesligë.

Sport

31/08/2018 22:23

Në stadiumin ‘HDI-Arena’, Hannover dhe Dortmund kanë bërë hapjen e xhiros së dytë në elitën e futbollit gjerman, duke barazuar 0-0.

Me këtë barazim Dortmund numëron katër pikë, pasi ka shënuar fitore në xhiron e parë.

Ndërsa Hannover arrin në kuotën e dy pikëve, pasi kishte barazuar edhe xhiron e parë.

Në xhiron e ardhshme, Dortmund pret Eintracht Frankfurtin./Lajmi.net/