Hani mish të bardhë, humbni peshë

Ajo çfarë ne nuk dimë është se pjesa më e madhe e yndyrës është e përqendruar në lëkurë, të cilën për ta shmangur mund ta hiqni para se ta gatuani.

Lifestyle

16/02/2016 09:29

Mishi i bardhë cilësohet si ideali për dobësim, pasi nuk ka rëndesë yndyre si mishi i kuq, i cili është i vështirë për t’u tretur. Në qoftë se do të listonim avantazhet e ngrënies së mishit të bardhë ato janë të shumta.

Në radhë të parë, mishi i bardhë të ngopë pa të shëndoshur, pasi ka pak kalori. Më tej na furnizon me proteina më të tretshme dhe lehtësisht të përpunueshme nga aparati tretës. Garanton formimin e enzimave dhe antitrupave sikundër stimulon hormonin e mirëqenies.

Duket se lista nuk ka fund me të gjitha efektet e konsumimit të mishit të bardhë. Ajo çfarë ne nuk dimë është se pjesa më e madhe e yndyrës është e përqendruar në lëkurë, të cilën për ta shmangur mund ta hiqni para se ta gatuani.

Ekspertët e ushqimit sugjerojnë konsumimin e mishit të bardhë në çfarëdo kohe, duke përfshirë në mëngjes, drekë apo darkë, por natyrisht se nuk duhet ta teproni me konsumimin e tyre, por doza duhet të jetë e matur.

Një kombinim ideal është nëse përkrah konsumimit të mishit të bardhë ju merreni edhe me ushtrime, sidomos me ecje dhe vrapim, pasi me këtë rast ju e shkrini më lehtë dhjamin e grumbulluar me vite. Nëse i përmbaheni kësaj, shumë shpejt do t’i shihni rezultatet./Zëri