Hani mëngjes nëse nuk doni të shtoni në peshë

Anashkalimi i mëngjesit ju bën më të shëndoshë por edhe më pak të shëndetshëm.

Lifestyle

17/11/2017 08:19

 

Ndodhë të zgjoheni vonë dhe të mos keni kohë për të ngrënë mëngjesin? Atëherë ndryshoni kohën e fjetjes, ngase mëngjesin duhet ngrënë patjetër nëse doni të jeni të shëndetshëm dhe të mos shëndosheni, shkruan lajmi.net

Një studim britanik e ka përcaktuar mëngjesin si vaktin kryesor të ditës, pasi mëngjesi jo vetëm ‘trajnon’ shqisat tona dhe dëshirën për ushqim më të shëndetshëm por edhe ul dëshirën për ushqime të shpejta gjatë ditës.

Më poshtë gjeni një recetë për vaktin e mëngjesit, i cili është i pasur me karbohidrate, yndyra, proteina dhe kalori.

2 feta bukë thekre të zezë

40 gr gjizë pa yndyrë me pak arra

1 kupë karrota me kunguj të zier ose të pjekur me shumë pak vaj ulliri ekstra të virgjër

1 kupë çaj sherbele me një lugë të vogël mjaltë

Një mëngjes i tillë rekomandohet për të gjithë ata që kanë nevojë të dobësohen si dhe për të gjithë ata që kanë një ditë me ngarkesë mendore përpara. /Lajmi.net/