Hani më shumë jogurt për ta zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës – Lajmi.net
Hani më shumë jogurt për ta zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 10:58, 17 February 2018
Nëse jeni duke dëshiruar t’i zvogëloni rreziqet e sëmundjes së zemrës, atëherë është koha ta ndryshoni pjatën e mëngjesit!

 

Kjo për shkak se hulumtimet e reja të publikuara sot (15 shkurt) në revistën ‘American Journal of Hypertension’ kanë zbuluar se njerëzit me shtypje të lartë që hanë më shumë jogurt mund të kenë shanse më të vogla të zhvillojnë sëmundje kardiovaskulare, transmeton Telegrafi.

Shtypja e lartë e gjakut apo hipertensioni mund ta rritë rrezikun e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, sulmet e zemrës dhe sulmet e trurit.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Bostonit, pas analizimit të të dhënave të 70,000 të rriturve, ka konstatuar se ata me shtypje të lartë të gjakut që kishin konsumuar më shumë se dy herë në javë jogurt, kishin pasur deri 20% rrezik më të ulët të zhvillonin sëmundje kardiovaskulare.

Rezultatet e tyre tregojnë se jogurti, si pjesë e një diete të mbushur me pemë dhe perime, është i shëndetshëm për zemrën. /Telegrafi

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO