Hani këto gjëra për të qenë të shëndetshëm – Lajmi.net
Hani këto gjëra për të qenë të shëndetshëm
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 16:01, 14 April 2018
Të gjithë e dimë që nuk është pamja e jashtme që i jep vlerë ushqimit, por ushqyesit sekret që përmban.

Gjithsesi, konsumi i një diete të balancuar me ylberin e ngjyrave të bukura mund të jetë çelësi për shëndetin dhe ushqimin.

Nutricionistja biokimiste australiane, Dr. Libby Weaver thotë se ushqimet me bazë bimët kanë ushqyes të ndryshëm dhe antioksidantë në bazë të ngjyrës.

Ajo rekomandon një dietë shumëngjyrëseh të kuqe, rozë, blu, lejla, të verdhë, portokalli, jeshile dhe të bardhë.

“Frutat dhe perimet janë plot me mikroushqyes, por dhe me supersubstanca të njohura si Phytochemical. Disa prej tyre u japin ngjyrën bimëve, prandaj ngjyra të ndryshme kanë ushqyes të ndryshëm dhe antioksidantë”, shpjegon Libby. Pra, çfarë duhet të hamë?

Të kuqe/ rozë
Nëse dëshironi të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo tensionit të gjakut Libby rekomandon një sasi të bollshme frutash të kuqe dhe bishtajore. Ushqime të kuqe apo rozë si domatet, shalqiri,guava dhe shega, njihen për përmbajtjen e lartë të antioksidantit të quajtur likopen. Ky i fundit luan një rolëtë rëndësishëm në parandalimin e kancerit apo sëmundjeve të zemrës. Luleshtrydhet janë një burim i mirë i vitaminës C apo qershitë të pasura me fibra dhe kalium, që ndihmon në ruajtjen e një tensioni gjaku të ulët.

Të verdha dhe portokalli
Ushqimet me këtë ngjyrë janë të pasura me karotenoide si betakaroteni dhe luteini mjaft të mira për shëndetin e syve.

Jeshile
Çuditërisht, ushqimet me gjethe jeshile mbajnë mjaft ushqyes të shëndetshëm të cilat kanë përfitime të panumërta për shëndetin. Janë të pasura me magnez, i cili është thelbësor për shëndetin, por edhe betakaroten dhe acid folik. Ky i fundit mjaft i rëndësishëm për femrat gjatë shtatzënisë.

“Perimet jeshile të familjes Brassica, si brokoli, lakra, apo lakra e Brukselit, janë disa nga më të favorshmet pasi përmbajnë glucoraphanin, i cil konvertohet në një substancë superushqyese, sulforaphane. Sulforaphane ka veti antikancer dhe është një antioksidant i fuqishëm. Hani më shumë jeshile!”, thotë Libby

Lejla/ blu
Ushqimet me këtë ngjyrë ndihmojnë në shëndetin e zemrës, tensionin e gjakut dhe obezitetin. Të tilla si boronica, kumbulla, lakra lejla, fasulet e zeza, patellxhani dhe rrushi lejla përmbajnë anthocyanin, një substancë me veti antioksidante dhe antinflamatore.

Për më tepër të rriturit që konsumojnë ushqimet e kësaj ngjyre reduktojnë rrezikun e tensionit të gjakut, dhe kolesterolit të ulët, HDL, dhe kanë më pak gjasa të jenë mbipeshë.

Të bardha dhe kafe
Megjithëse nuk janë ngjyrat tipike të ylberit, ushqime me këtë ngjyrë kanë përfitime mjaft të mira shëndetësore.

“Patatet, kërpudhat dhe bananet, janë një burim i mirë kaliumit, i cili ndihmon në mirëfunksionimin e nervave dhe muskujve”, thotë Libby.

Lulelakra, e cilësuar shpesh si perimja më e shëndetshme në botë, ka mjaft antioksidantë që lufton mjaft sëmundje

.

 

Fjalët kyçe: Ylber

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2
  • Play Bubble Trouble
  • Play Turbo Racing 3