Hani këtë ushqim për 2 ditë. Largon diabetin dhe ju ndihmon të humbisni peshë!

Ekspertët kanë përkufizime të ndryshme për dietën e “bimëve”, por pajtohen tek pjesa ku duhet të hani më tepër barishte sesa mish.

Lifestyle

23/03/2018 13:10

Ajo që po themi nuk është që të bëheni vegjetarian, por ti kushtoni kujdes të vecantë dietës tuaj.

E vërteta është se të qenit vegjetarian nuk është domosdoshmërisht opsioni më i mirë për të gjithë, pasi 20% prej nesh do të sëmuren nëse ndjekin këtë dietë. Por për një pjesë të konsiderueshme, pra 80% do të ishte mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjeve kronike.

Një ndryshim i rëndësishëm midis dietave me bazë bimore dhe dietës perëndimore është se ata vazhdimisht demonstrojnë më pak raste të kancerit.

Hulumtimet e publikuara në Journal of Nutrition sugjerojnë se ne kemi nevojë për ushqime të plota nga toka, që sigurojnë antioksidantë natyralë. Është vlerësuar se 1/3 e të gjitha vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara mund të ishin parandaluar nëpërmjet një diete me bazë bimore.
Hulumtimi i kryer në Universitetin Loma Linda studioi 70,000 pjesëmarrës dhe gjeti raste me numër më të ulët të kancerit tek pjesëmarrësit vegjetarianë, kunddrejt pjesëmarrësve jo-vegjetarianë. Shkaktari që mendohet se nxit kancerin është mishi.

Pse baza bimore është themelore për humbje peshe:

Kohët e fundit, një studim mbi humbjen e peshës zbuloi se vegjetarianët humbën peshë afër 200% më shpejt se sa grupi i kontrollit.
Studimet kanë vlerësuar se mbi 22.8 milionë njerëz (10 përqind e të rriturve amerikanë) janë vegjetarianë dhe peshojnë 3-20% më pak se ngrënësit e rregullt.

Për të ulur kolesterolin dhe shanset e përhapjes së sëmundjes së diabetit, ju sugjerojmë këtë dietë dy ditore:

Dita 1
Mëngjes
Proteina, 1 banane, 2 lugë gjalpë bajame
Supë me thjerrëza, sallatë me kastraveca e domate

Drekë
Sanduic vegjetarian, sallatë me fara kungulli, mollë
Avokado, 1 banane

Darkë
Perime të ziera

Dita 2

Mëngjes
Proteina
Mollë, 1 filxhan lëng luleshtrydhe, 1 kastravec

Drekë
Sallatë e madhe me zarzavate
Fasule të përziera dhe lakër

Pas stërvitje
Gjalpë bajame

Darkë
Perime, fasule dhe avokado
Sallatë me spinaq

Para gjumit
Proteina, arra.