Handanovic: Ky do të jetë klubi im për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Portieri i Interit, Samir Handanovic ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Merkato

25/02/2017 08:18

Portieri i Interit, Samir Handanovic ka mohuar spekulimet rreth largimit nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Handanovic ka zgjuar interesim nga Manchester City.

Por, ai ka konfirmuar se nuk planifikon të largohet nga “Giuseppe Meazza”.

“Do të mbetem në Inter edhe pa Ligën e Kampionëve, nuk është e thënë se duhet të largohem menjëherë”, deklaroi Handanovic për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Dua të luaj deri në moshën 40-vjeç, pastaj të mbetem në futboll, por jo me detyra në fushën e lojës”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6