Handanovic – Inter, arrihet marrëveshja

Portieri Samir Handanovic nuk do të largohet nga Inter. Ai ka arritur marrëveshje me klubin për vazhdimin e kontratës deri më 2018.

Sport

16/06/2015 14:14

Portieri Samir Handanovic ka arritur marrëveshje me Interin, për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2018, ka bërë të ditur “Sport Mediaset”.

Reprezentuesi slloven spekulohej se do të largohet nga Giuseppe Meazza gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, krerët e klubit i kanë përmbushur kërkesat e tij për vazhdimin e qëndrimit në klub.

Kështu, Inter i ka mbyllur dyert e mundësisë së largimit të Handanovicit duke siguruar se e ardhmja e tij do të jetë me ngjyrat zi e kaltër.