Handanovic do të rinovojë kontratën

Agjenti i Samir Handanovic ka deklaruar se portieri do të qëndrojë në Inter.

Sport

14/09/2015 18:32

Nënshkrimi i kontratës së re nga Handanovic është 99% i sigurtë sipas agjentit të lojtarit, Federico Pastorello.

“Jam i kënaqur që ai qëndroi. Do t’a nënshkruajmë kontratën e rinovuar në ditët e ardhshme. Pasi që ai akoma nuk ka nënshkruar, kurrë nuk i dihet. Po punojmë së bashku për të arritur një rezultat pozitiv. Jam shumë i sigurtë që Samir do të qëndrojë në Inter. Gjasat që ai të nënshkruajë kontratë të re janë 99.9%”, ka thënë Pastorelli.

Portieri ishte njëri prej lojtarëve vendimtar në derbin Inter – Milan.