Han: Maqedonia të zgjidhë krizën, rrezikon negociata për anëtarësim në BE

Komisioneri për zgjerim, Johanes Han deklaroi sot se Evropa ka obligim moral të sigurojë një perspektivë evropiane për Maqedoninë.

Lajme

05/06/2015 16:26

Ai tha se kjo perspektivë do të ishte në interes të paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Përderisa nuk zgjidhet kriza politike, Maqedonia mund të humb rekomandimin e deritanishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”, tha Han në Këshillin Atlantik të Uashington.

Ai duke folur për  marrëveshjen e cila u firmos ditë më parë në Shkup,  tha se, SHBA dhe Bashkimi Evropian shërbejnë si dëshmitare.

“Marrëveshja e cila parasheh terminin e saktë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, modifikimin e kodit zgjedhor, pastrimin e listave dhe çështjet tjera, duhet të respektohet dhe implementohet”, është shprehur ai.