Hamza: Projektligji për pagat do t’i trajtojë barabartë të gjithë punonjësit në sektorin publik

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 ekonomia e Kosovës ka treguar performancë relativisht të mirë.

Lajme

22/07/2018 15:47

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se sa iu përket granteve nga donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë për këta dhjetë muaj të mandatit të tij ka arritur që shtetit të Kosovës t’i sjellë grante ose “para falas” në vlerë prej 94.1 milionë eurosh.

Hamza ka bërë të qartë se nuk do të ketë tatime të reja, nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese, por do të ketë vetëm lirime nga tatimet dhe thjeshtëzim të procedurave në mënyrë që të shtyhet sektori privat drejt rritjes.

Duke folur për Projektligjin për pagat, ministri Hamza ka pohuar se ky projektligj do t’i trajtojë barabartë të gjithë punonjësit në sektorin publik.