Hamza: Nuk është hera e parë që Qeveria po kërkon rritje të pagave

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se duhet të pritet vendimi ligjor për të vazhduar më tej me zbatimin ose moszbatimin e rritjes së pagave.

Lajme

01/03/2018 11:23

“Është një vendim që nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar, nuk është zbatuar dhe nuk është praktikuar ende sepse duam të kemi një sqarim juridik. Pra po presim vendimet e Gjykatave. Pra ligjet që lidhen me reformën e Administratës Publike duhet të sillen në Kuvend dhe të aprovohen”, ka thënë Hamza, raporton lajmi.net.

Ai ka shtuar se nuk është hera e parë që po kërkohet rritje e pagave në Qeveri./Lajmi.net/