Hamza: Janë siguruar paratë për pagesën e veteranëve

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategoritë e tjera të dala nga lufta do t’i kenë të sigurta pensionet deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Lajme

22/09/2017 14:29

Kjo është arritur me rishikimin e buxhetit, ka bërë të ditur ministri i Financave, Bedri Hamza.

Ai ka thënë se me rishikim të buxhetit kanë arritur që t’i sigurojnë 27 milionë eurot e munguara për pagesën e mbi 40 mijë veterinave të UÇK-së.

“Në momentin që miratohet rishikimi i buxhetit, janë të garantuar të gjitha mjetet për kompensimin e të gjitha kategorive të dala nga lufta, sipas legjislacionin aktual në fuqi, deri në fund të këtij viti. Ky buxhet e adreson çështjen e pagesës së këtyre kategorive deri më 31 dhjetor. Kurse për periudhën e ardhshme jemi në fazën finale të përgatitjes së projekt buxhetit për vitin 2018”, ka thënë Bedri Hamza për Telegrafin.

Sipas tij, rritja e numrit të veteranëve do tu shkaktojë edhe më shumë probleme për sigurimin e mjeteve.