Hamza: Autostrada Kijevë –Zahaq nis në pranverë, mbi 150 milionë euro do të merren kredi – Lajmi.net
Hamza: Autostrada Kijevë –Zahaq nis në pranverë, mbi 150 milionë euro do të merren kredi
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 12:03, 7 March 2018
Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot ka shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Kosovës dhe BERZh-it për projektin e autostrada Kijevë –Zahaq.

Ministri i Financave, Bedri Hamza duke arsyetuar këtë Projektligj ka thënë se në vazhdën e partneritetit me institucione financiare ndërkombëtare, është hartuar një projektligj për financimin e projektit  infrastrukturor që lidh Prishtinën e Pejën me anë të një kredie dhe mjete nga buxheti i Kosovës.

Ai tha se është një marrëveshje e favorshme dhe e rëndësishme.

Sipas tij, i gjithë projekti është rreth 200 milionë euro, ku 38 milionë do të ndahen nga buxheti i Kosovës ndërsa pjesa tjetër është nga BERZh dhe Banka Inventive Evropiane, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka thënë se për këtë projekt madhor prej rreth 33 kilometra punimet mund të fillojnë në fund të pranverës.

“Ky projekt mund të implementohet në kohë  kur ministria bartëse të themelojë njësinë e implementimit e cila me kompetencë zbaton rregullat e financueseve siç parashihet me marrëveshjen e BERZH-it dhe marrëveshjen me bankën e investimeve evropiane”.

“Punimet mund të fillojnë në fund të pranverës. Konstruksioni financiar i marrëveshjes në projekt është 71 milionë euro nga BERZh, 80.2 milionë euro nga Banka Inventive Evropiane, 38 milionë euro financim nga buxheti i republikës se Kosovës, 7.1 milionë euro grant nga fondet e Ballkanit Perëndimor për investime financiare”.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO