Hamsik: Kjo ndeshje vendos kampionin në Serie A

Marek Hamsik ia ka lënë në duar kësaj ndeshjeje fatin e titullit kampion.

Sport

19/04/2018 13:37

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, ka thënë se ndeshje vendimtare mund të jetë ajo kundër Juventusit që do të luhet pikërisht këtë fundjavë.

Sllovaku ia ka lënë në duar kësaj ndeshjeje fatin e titullit kampion.

“Në një moment të ndeshjes ne ishim nëntë pikë pas Juvenusit, por në fund të ndeshjes dolën katër”, u shpreh Hamsik.

“Treguam personalitetin tonë dhe e menaxhuam mirë ndeshjen”, theksoi ai.

“Ne do të përqendrohemi te Juve nga ky mëngjes. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, që do të ndikojë në fund të sezonit”, ka thënë Hamsik.