Hamsik gëzon të gjithë tifozët e Napolit

Marek Hamsik ka konfirmuar qëndrimin e tij në San Paolo, përtej këtij sezoni.

Sport

19/01/2018 07:20

Marek Hamsik nuk ka dyshime rreth të ardhmes së tij në Napoli.

Mesfushori sllovak ka konfirmuar qëndrimin e tij në San Paolo, përtej këtij sezoni.

“Një gjë është e sigurt, nuk do të largohem nga Napoli”, deklaroi Hamsik për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Hamsik është ikonë e klubit nga San Paolo, ndërsa së fundmi ka zgjuar interesim nga disa klube të mëdha evropiane. /Lajmi.net/